1. Kërkesat e Shoferit dhe Kohëzgjatja e Qirasë
Për të marrë një automjet me qira, duhet të plotësohen këto kushte bazë:
- Mosha: Mosha e shoferit duhet të jetë më e madhe se 19 vjeç.
- Patenta: Patenta duhet të jetë e vlefshme dhe me datë lëshimi për më shumë se një vit.
- Koha e Qirasë dhe Vonesat: Koha minimale e marrjes me qera është 1 ditë. Çdo orë me vonesë në dorëzimin e makinës paguhet 1/5 e qerasë të një dite.
2. Çmimet, Kilometrazhi dhe Pagesat
Detyrimet financiare lidhur me pagesën dhe përdorimin:
- Pagesa e Kontratës: Qeramarrësi do të paguajë të gjithë shumën e shkruar në kontratë pavarësisht se për arsye të ndryshme të tij nuk përdor makinën.
- Kilometrazhi: Në çmimin e një dite përfshihen 200km. Nëse kalohet, çdo 1 km paguhet 0.15 euro/km.
3. Gjendja e Automjetit dhe Përgjegjësitë
Rregullat mbi gjendjen fizike të automjetit gjatë marrjes dhe dorëzimit:
- Gjendja e Makinës: Qeramarrësi e merr makinën në gjendje të mirë dhe është i detyruar ta kthejë atë në gjendjen që e mori me të gjitha pajisjet e saj.
- Dëmtimet nga Pakujdesia: Qeramarrësi është përgjegjës për makinën dhe do të dëmshpërblejë çdo defekt ose dëmtim që shkaktohet për faj të tij, gjithashtu dhe dëmtimet në pjesën e poshtme ose shkatërrimet e gomave.
4. Rregullat e Përdorimit dhe Qarkullimit
Kufizimet e vendosura për qarkullimin dhe drejtimin e mjetit:
- Qëllimi i Përdorimit: Ndalohet përdorimi i makinës për çdo qëllim tjetër, përveç atij të shkruajtur në lejen e qarkullimit.
- Shoferët e Autorizuar: Ndalohet drejtimi i makinës nga persona të tjerë që nuk janë shkruar në këtë kontratë.
- Kufijtë Territorialë: Kjo kontratë lejon qarkullimin e makinës vetëm brenda territorit të Shqipërisë (për jashtë Shqipërisë duhet prokurë e veçantë).
5. Sigurimi dhe Aksidentet
Procedurat në rast aksidenti apo defekti rrugor:
- Sigurimi i Mjetit: Makinat janë të siguruara.
- Mbulimi i Dëmeve: Në rast aksidenti ku ju jeni fajtor dhe siguracioni nuk mbulon dëmtimin e makinës, përgjegjësia e dëmit të shkaktuar është e juaja.
- Njoftimi i Detyrueshëm: Qeramarrësi duhet të njoftojë menjëherë në telefon në rast aksidenti ose prishje të makinës dhe, në rast fajësie, paguan shpenzimet e kthimit të makinës mbrapsht.
6. Gjobat dhe Shkeljet e Trafikut
Detyrimet ligjore në rast shkeljeje të rregullave të qarkullimit:
- Përgjegjësia Personale: Për çdo lloj shkelje të ligjit të qarkullimit rrugor ju paguani çdo lloj gjobe dhe mbani përgjegjësi për çdo detyrim ligjor.
- Pagesa e Gjobave: Në rast ndëshkimi me gjobë, ajo paguhet nga ju pranë zyrës sonë.
Marrëveshja
Duke klikuar "Unë pranoj Kushtet e Përdorimit" gjatë procesit të rezervimit, ju pranoni që keni lexuar, kuptuar dhe rënë dakord me të gjitha pikat e kontratës të përmendura më sipër.
© 2026 Rentino
Marketplace